Ylli i Hollivudit maskohet për të ndjekur ekipin e tij të zemrës

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 18:40 | Showbiz

Të jesh një personazh i famshëm, shpesh të pengon të bësh një jetë normale e të ndjekësh si një tifoz i zjarrtë ekipin tënd të zemrës.

Megjithatë, aktori i famshëm i Hollivudit Will Ferrell e ka gjetur zgjidhjen. 55-vjeçari është fotografuar në tribunat e stadiumit duke mbështetur skuadrën e tij të preferuar të hokeit në akull, Los Angeles Kings, të cilët fituan 3-2 në ndeshjen e play-off-it ndaj Edmonton Oilers. Ai kishte pikturuar fytyrën me ngjyrat e ekipit, bardhezi.

Will Ferrell është një fans edhe i futbollit, madje është bashkëpronar i skuadrës së MLS, Los Angeles FC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos