Ndahet papritur nga jeta këngëtari 25-vjeçar korean

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 21:38 | Showbiz

Muzika K-pop është në zi, pas ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit 25-vjeçar korean Moon Bin. Mediat koreane raportojnë se ylli i muzikës pop, u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen luksoze Gangman në Seul, ndërsa dyshohet edhe për vetëvrasje.

Lajmi u dha nga kompania e tij diskografike Fantagio në rrjetet sociale: “Moon Bin u largua papritur nga bota jonë dhe u bë një yll në qiell. Ne ju kërkojmë t të përmbaheni nga lajmet spekulative dhe keqdashëse”. Për të respektuar dëshirat e familjes, agjencia shtoi se varrimi do të bëhet sa më privat, vetëm me familjarë, miq dhe kolegë.

Policia e qarkut Gangman në Seul po heton shkakun e vdekjes së tij. Lajmi për vdekjen e Moonbin bëri jehonë në të gjithë botën e K-pop-it, veçanërisht në mesin e shumë të rinjve, të cilët e mendonin atë si yllin e tyre dhe që vajtuan humbjen e tij të papritur. Përdoruesit e rrjeteve sociale në vende të botës postuan mesazhe ngushëllimi për të.

Ai bëri debutimin e tij si anëtar i grupit Astro në vitin 2016, nën etiketën Fantagio, dhe grupi ka mbledhur një sërë suksesesh të vazhdueshme që nga albumi i parë. Billboard i kishte quajtur ata një nga shembujt e rinj më të mirë të k-pop.

Ndërkohë i riu vazhdoi karrierën e tij të aktrimit dhe modelimit dhe në vitin 2020, me shokun e grupit Sanha (Yoon San-ha) krijoi nën-njësinë e parë të Astro, Moonbin & Sanha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos