Një prej katër deputetëve të rinj të Parlamentit, Ylli Shehu, i cili bëri betimin vetëm një ditë më parë, është caktuar të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe atij të Veprimtarive Prodhuese. Shehu vjen nga radhët e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pavarësisht kritikave, thotë se do të jetë në opozitë me Qeverinë. Megjithatë, Shehu thotë që është i gatshëm të jetë pjesë edhe e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nuk përjashton mundësinë që të bashkojë votat me shumicën për të votuar kodin e ri zgjedhor. “Nëse do të jetë në të mirë të vendit tim, normalisht që po”, tha Shehu. (A2 Televizion)
Ylli Shehu në opozitë, por mund të votojë për reformën zgjedhore
