Ylli shqiptar i muzikës botërore “tregon sekretin” e suksesit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 11:38 | Showbiz

Ava Max është një prej këngëtareve më në zë të momentit. Kënga e saj “Sweet But Psycho” ka korrur suksese të njëpasnjëshme duke u renditur në krye të playlistave botërore.

E jo më kot, vajza me origjinë nga Saranda ka një vokal të jashtëzakonshëm, të cilin e ka treguar së fundmi teksa ka interpretuar, e ndjekur vetëm nga një kitarë akustike, hitin e madh të Alicia Keys, “Fallin”.

Një vokal i jashtëzakonshëm, i cili është edhe arma më e fortë e këngëtares që e ka ngjitur atë në majat e muzikës botërore.

https://www.instagram.com/p/BteA5vhFx6q/?utm_source=ig_web_copy_link

Komentet e ndjekësve të saj në “Instagram”, aty ku publikoi edhe interpretimin, ishin të pafundme në mbështetje të Ava-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos