Ylli shqiptar merr çmimin “Këngëtarja më e mirë e popit” për 2023 në Greqi

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 21:24 | Showbiz
Ylli shqiptar merr çmimin “Këngëtarja më e mirë

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është vlerësuar me çmimin “Këngëtarja më e mirë e popit” për vitin 2023.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, MAD VMA, bukuroshja me origjinë nga Fieri, tha se këtë çmim ia dedikon të gjitha vajzave, kjo për një arsye shumë të fortë. Ajo së fundmi është bërë nënë dhe tregon se e di sa e vështirë është të jesh një grua.

“Që kur jam bërë nënë, jam më e emocionuar. Ia dedikoj të gjitha vajzave çmimin”, është shprehur ajo.

Pak kohë më parë, këngëtarja solli në jetë një djalë të shëndetshëm, fryt i dashurisë me partnerin e saj, Alberto Botia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos