Yuri Kim: Koha për drejtësi, mos u ndikoni nga politika

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 21:14 | Aktualitet

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri, funksionojnë në mënyrë kuptimplotë. “Të gjithë e dinim që reforma nuk do të ishte e lehtë apo perfekte, por ajo po ecën përpara, hap pas hapi. Tani po fillojmë të shohim rezultatet e prekshme për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë i punës suaj të përditshme. Sepse në fund të fundit, drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet t’u shërbejë popullit”, tha Kim në fjalën e saj në një ceremoni të zhvilluar në Polin e Drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos