Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se zhvillimi i biznesit dhe i marrëdhënieve mes dy vendeve është hapi i radhës ku puna e saj do të përqendrohet,
“Kur erdha këtu e bëmë shumë të qartë që kishim 3 prioritete: demokraci, mbrojtje dhe biznesin”, tha ambasadorja nga Kukësi, ku ndoqi nisjen e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
“Kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme sa i përket demokracisë, dhe mbrojtjes. Shqipëria mikpriti një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake. Po ecim përpara me Reformën në Drejtësi dhe kemi parë rezultate. Dhe tani sa i përket biznesit, do të ecim përpara pavarësisht çdo pengese. Është kënaqësi e madhe që jam këtu në Kukës dhe të shoh zhvillimin e këtij projekti bashkë me një nga kompanitë më të shkëlqyera amerikane”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)