Yuri Kim në lëvizje, takon Ballën pas Alibeajt

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 12:22 | Politikë
Yuri Kim në lëvizje, takon Ballën pas Alibeajt

Ambasadorja Yuri Kim vijon takimet intensive, duke u rikthyer sërish sot në Kryesinë e Kuvendit në një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas raportimeve, fokusi mbetet zgjedhja e presidenti të ri, por edhe reforma në drejtësi.

Takimi i diplomates amerikane vjen pas atij me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, të cilin Yuri Kim e njeh si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos