
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrin Edi Rama për nisjen e mandatit të tretë, që e konsideroi si historik.
Mes të tjerash, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. US mezi pret të punojë intensivisht me AL forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim në Twitter.
Ndërsa eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, theksin e vendosi tek integrimi në BE. “Pres që integrimi në BE dhe reforma në sundimin e ligjit të jenë në agjendën tuaj”, thekson zyrtari i Bashkimit Europian. Një mesazh urimi pati dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. “Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për anëtarësimin në BE”, shkruan Soreca në mesazhin e tij. (A2 Televizion)