Zbardhen motivet e masakrës në Kolorado, nuk e ftuan në ditëlindje

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 16:58 | Bota

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë në Kolorado ku mbetën të vrarë 6 persona në sytë e 3 fëmijëve të tyre të mitur, gjatë një feste familjare.

Sipas të dhënave paraprake, autori i vrasjeve, Teodoro Macias ishte konfliktuar një javë më herët me familjarët e të dashurës së tij.

Ngjarja kulmoi kur atë nuk e ftuan për ditëlindjen e gruas që dashuronte dhe për këtë arsye ai shkoi në shtëpinë e saj dhe vrau të dashurën, vëllanë e saj, të motrën.

Në konferencën për shtyp për këtë ngjarje, policia bëri me dije se 28 vjeçari kishte një histori xhelozie me të dashurën e tij dhe shpesh herë tentonte që ta kontrollonte atë. Madje ai tentoi që të mos ta lejonte atë që të merrte më pjesë në festat familjare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos