Zbehet Covid-19, rikthehen virozat respiratore dhe alergjitë e stinës

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 17:14 | Sociale
Zbehet Covid-19, rikthehen virozat respiratore dhe alergjitë e stinës

Rishfaqen virozat dhe alergjitë e stinës, duke mbizotëruar mbi efektet e Covid-19. Pas një viti të vështirë nga pandemia, ku çdo vizitë shëndetësore kishte lidhje me efektet e koronavirusit, tashmë mjekët po i rikthehen normalitetit të dikurshëm.

Me shfaqjen e virozave, janë shtuar shqetësimet dhe telefonatat e pacientëve drejt mjekut të familjes, me frikën e infektimit nga Covid-19. Por, këtë periudhë, pjesa më e madhe e testimeve për Covid-19 dalin negative.

Pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të situatës, të moshuarit vijojnë të jenë më të frikësuarit dhe kategoria që respekton më tepër masat anti-covid. Dy javët e para të majit, testimet për Covid janë rritur për shkak edhe të simptomave të ngjashme nga virozat respitarore.

Por, është vënë re një ulje e ndjeshme e rasteve pozitive që prej ditësh nuk e kanë kaluar shifrën e 60 infektimeve në 24 orë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos