
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, presidenti Ilir Meta morri pjesë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në një konferencë ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut, nën moton “Të adresojmë pabarazitë shëndetësore të Komunitetit Botëror të Talasemikëve”.
Kreu i shtetit evidentoi se “na kërkohet të ndërgjegjësojmë më shumë qytetarët tanë dhe vendimmarrësit rreth talasemisë, për të ndihmuar pacientët me talasemi që të jetojnë një jetë normale dhe gjithashtu të ndërmarrim nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e kësaj sëmundje”.
Meta i bëri apel qytetarëve për dhurimin e gjakut, praktikë që u kufizua shumë gjatë këtij viti për shkak të masave kundër pandemisë. “Por, tashmë kemi një situatë më të qetë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut”, deklaroi presidenti. (A2 Televizion)