
E duke mbetur te zhvillimet qe vijnë nga forumi i Bled ne Slloveni, me herët Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, propozon që viti 2030 të caktohet si afati, deri kur BE dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tani e tutje vendeve kandidate u duhet referuar si “anëtare të ardhshme të BE-së”.
Mishel pranoi se rruga e gjatë e Ballkanit perëndimor drejt BE-së, e nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.
“Pajtohem me kancelarin Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel që bëri thirrje për hartimin e një agjende të qartë me afate kohore. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar duhet të përfshijë edhe këto qëllime. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Do të krijojë momentum”, theksoi presidenti i Këshillit Europian.
Mishel paralajmëroi se gjatë dhjetorit do të thërrasë një samit të ri të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa u kërkoi shteteve të rajonit të zgjidhin konfliktet dypalëshe.
Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit, por edhe krerët e disa shteteve të BE-së. (A2 Televizion)