Banka e Anglisë ka zbuluar formatin e ri të kartëmonedhave britanike me portretin e Mbretit Charles II. Në kartëmonedhat, 5, 10, 20 dhe 50 paund do të shfaqet portreti i Mbretit, i marrë nga një foto origjinale e shkrepur në Buckingham Palace në vitin 2013.
Pa kurorë mbi kokë, Mbreti do të jetë në pjesën e përparme të të gjitha kartëmonedhave 5, 10, 20 dhe 50 paund, pa ndryshime të tjera në modelet ekzistuese.
"Ky është një moment domethënës, pasi Mbreti është monarku i dytë që shfaqet në kartëmonedhat tona. Njerëzit do të mund t'i përdorin këto kartëmonedha të reja pasi të fillojnë të hyjnë në qarkullim në 2024", tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.
Kartëmonedhat gradualisht do të zëvendësojnë ato me nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, dhe do të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.
Mbretëresha u shfaq për herë të parë në kartëmonedhat e Bankës së Anglisë në vitin 1960. (A2 Televizion)


