Çiklisti filmon momentin ekzakt kur argjentinasit dalin në rrugë të festojnë golin e fitores

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 09:58 | Bota

Një argjentinas ka arritur të filmojë momentin kur u gjuajt penalltia e fundit që i solli vendit fitoren e Kupës së Botës.

https://twitter.com/nwilliams030/status/1604695703485153280?s=20&t=r1ryo-82dm3mGfpWxHt5lw

Qytetari që filmoi rrugët e Argjentinës në sekondën që nisi festa ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që njerëzit dolën në rrugë duke u përqafuar dhe duke festuar.

Pamjet janë filmuar pranë sheshit qendror të kryeqytetit Buenos Aires. Më pas u publikuan pamje të tjera që tregonin sesi rrugët dhe sheshet u mbushën nga argjentinasit në festë.

Videoja u shpërnda kudo në botë dhe më pas argjentinasi që filmoi është shprehur se as nuk e kishte kuptuar që pamjet që ai filmoi ishin nga goli i fundit që vendosi fituesin e Kupës së Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos