
“Është ende një rrugë e shumë e gjatë përpara se rastet e koronavirusit të jenë mjaft të ulëta për të hequr bllokimin”, ka deklaruar sekretari shëndetësor Matt Hancock për Sky News.
Ai tha se provat e hershme tregojnë se kufizimet e ashpra rreth Mbretërisë së Bashkuar kanë filluar të ulin numrin e infeksioneve të reja, por ai paralajmëroi që shërbimet e kujdesit shëndetësor mbeten nën një presion të madh.
Ai theksoi se është i shqetësuar për variantet e reja të COVID-19 që nuk janë zbuluar ende dhe pranoi se qeveria nuk është e sigurt nëse shkollat në Angli do të rihapen plotësisht deri në Pashkë.
"Ne duhet të shqetësohemi mjaft, të gjithë ne, për këtë pandemi për të ndjekur rregullat dhe është kaq e rëndësishme që njerëzit të bëjnë. Këtë mëngjes kam dalë nga vetëizolimi im zyrtar, në të vërtetë nuk jam larguar nga shtëpia sepse nuk më është dashur", tha ai.
Hancock njoftoi se deri më tani në Britaninë e madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës 75% e të gjithë njerëzve të moshës 80 vjeç e sipër.
Ai tha se Britania e Madhe ka bërë më shumë vaksina në tri ditët e fundit se Franca në total që kur filloi gara globale për vaksinimin kundër koronavirusit.
Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka identifikuar 77 raste të variantit të koronavirusit të zbuluar së pari në Afrikën e Jugut.
Ssekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se rastet janë të lidhura me udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tha se rastet ishin nën vëzhgim dhe gjurmimi i kontakteve ishte në proces. (A2 Televizion)