Zbulohet emri i kandidatit të PD për Shkodrën, pritet zyrtarizimi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 16:40 | Politikë
Zbulohet emri i kandidatit të PD për Shkodrën, pritet zyrtarizimi

Strukturat drejtuese të PD-së në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin për kryetar bashkie. Propozimi do t'i kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë.

Një ditë më parë, strukturat e PD propozuan kandidatët për kryetar bashkie edhe në qytetin e Durrësit dhe atë të Rrogozhinës. Në Durrës është propozuar emri i Luan Hotit, ndërsa në Rrogozhinë Ferdinant Saraci.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/01/propozohet-kandidati-i-pare-i-pd-per-bashkine-e-durresit/
https://a2news.com/2022/02/01/bashes-i-shkon-ne-zyre-edhe-propozimi-i-dyte-per-kandidat-ne-zgjedhjet-lokale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos