Qeveria miraton ngritjen e komisionit për përkujdesjen e fëmijëve dhe mbështetjen e personave me aftësi ndryshe në 12 qarqet

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:06 | Politikë
Qeveria miraton ngritjen e komisionit për përkujdesjen e

Qeveria ka miratuar sot projektvendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm në funksion të ligjit të ri të përkujdesjes së fëmijëve, që kanë humbur prindin për arsye të sakrifikimit të jetës. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë, sipas së cilës ky komision do të nisë menjëherë procedurat në mbështetje të fëmijëve në të gjitha aspektet.

“Nga MSH kanë qenë dy projektvendime të miratuara nga qeveria. Një ka lidhje me krijimin e komisionit  të Posaçëm në funksion të ligjit më të ri të përkujdesjes së fëmijëve që kanë humbur prindin e tyre për arsye të sakrifikimit të jetës, për të filluar punë menjëherë me të gjitha procedurat në zbatim të këtij ligji, mbështet fëmijët në shumë dimensione; paketë financiare maksimale, me pagën e prindit që ka humbur, mbështetje sociale, arsimim në të gjitha aspektet. Jetësohet përmes ngritjes së këtij komisioni statusi i fëmijës në përkujdesje të Republikës, duke plotësuar mbështetjen e të gjithë atyre që kanë përfituar statusin”

Projektvendimi i dytë ka të bëjë me shtrirjen në 12 qarqe të reformës për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe. Manastirliu njoftoi se përveç mjekëve në komisionet e vlerësimit do të ketë edhe punonjës socialë.

“I dyti është shtrirja e reformës për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe, sipas standardit të OBSH-së. Do ta shtrijmë në gjithë territorin, në të 12 qarqet do të ngrihen komisione vlerësimi për çdo qark, të përbëra nga mjekë e punonjës socialë përmes një procedure të re sociale që prekin këta persona me aftësi ndryshe dhe i jep efikasitet skemës së personave me aftësi dhe duke afruar shërbimet afër komunitetit dhe vendbanimit të tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos