Befasi e madhe në Roland Garros, Medvedev eliminohet nga tenisti anonim

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 18:51 | Sporte të tjera
Befasi e madhe në Roland Garros, Medvedev eliminohet nga tenisti anonim

Daniil Medvedev është surpriza e madhe e raundit të parë të Roland Garros.

Tenisti rus ka pësuar një nga humbjet më të pabesueshme të karrierës së tij kundër brazilianit të panjohur Thiago Seyboth Wild, numri 172 i botës, që zakonisht merr pjesë në turne të nivelit të ulët (Challenger).

Medvedev, i cili sapo ka ardhur nga fitorja e Mastersit të Romës, dukej se kishte fituar besim në lojën e tij në fushat me dhe të kuq, por humbja që në turnin e parë tregon se rusi ka ende mangësi në këtë sipërfaqe.

Ndeshja përfundoi 7-6, 6-7, 2-6, 6-3 dhe 6-4 për brazilianin, i cili në karrierë ka fituar vetëm një turne (në Kili, në vitin 2020). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos