Është zbuluar monogrami i ri për Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të shfaqet në ndërtesat qeveritare dhe kutitë postare.
I zgjedhur nga monarku i ri nga një seri dizajnesh, logoja e re ka inicialet C, për Charles, dhe R për Rex, latinisht për mbret.

Mbreti Charles III, majtas, dhe logo e re, djathtas

Një kuti postare në Mbretërinë e Bashkuar
Një version i përdorur në Skoci do të shfaqë kurorën skoceze.
Ai përfundimisht do të zëvendësojë vulën "EIIR" të Mbretëreshës Elizabeth e cila ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas 70 vjetësh në fron.
“Vendimi për të zëvendësuar shkronjat do të jetë në diskrecionin e organizatave individuale dhe procesi do të jetë gradual”, tha Buckingham Palace në një deklaratë. (A2 Televizion)