Valbona është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të turizmit alpin në Shqipëri, me peizazhe mahnitëse ku gjelbërimi dominon mbi betonin e qyteteve.
Por me sa duket florës së pasur natyrore disa banorë të asaj zone i kanë shtuar edhe gjelbërimin ilegal të kanabisit.
Një nga të ashtuquajturat “shtëpi të barit” u zbuluan pikërisht në lokalitetin verior nga forcat e policisë, që për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim pronarin e godinës dhe ka proceduar në gjendje të lirë elektricistin e zonës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Elektricisti kishte kryer të gjitha instalimet e nevojshme për kultivimin e bimëve narkotike në banesën e një 43-vjeçari me inicialet Sh. S., ndërkohë që policia sekuestroi fidanë, 500 gramë kanabis dhe 34 llamba dhe material të ndryshëm. (A2 Televizion)