
A2 CNN ka zbuluar orën se kur do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur më 3 mars, në të njëjtën ditë që do të merret vendimi se kujt i përket Partia Demokratike.
Burime për A2 CNN nga mbledhja e drejtuesve politikë të PD-së bëjnë të ditur se protesta e 3 marsit do mbahet para Kryeministrisë në orën 12:00.
Berisha qartësoi se protesta kombëtare që do të mbahet nga PD në 3 Mars, ditën kur Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë vlefshmërinë e vendimit të shkallës së parë që miratoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.
“Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës”, deklaroi Berisha disa ditë më parë. (A2 Televizion)