Zbulohet rruga romake e zhytur në lagunë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 18:52 | Lifestyle

Ekspertët e Institutit të Shkencave Detare të Venecias kanë nisur kërkimet në një lagunë duke zbuluar një rrugë romake.

Ata arritën të gjejnë 12 struktura, pjesë e rrugës antike.

Sipas grafikave që ekspertët kanë krijuar në bazë të asaj që mendojnë se ka qenë dikur, rruga shkon nga laguna e Venecias drejt Chioggias përmes Kanalit Treporti. Sipas ekspertëve, ky zbulim tregon se vendbanimet e mëdha mund të kenë ekzistuar shekuj para themelimit të qytetit.

Në kohën romake, kjo zonë do të kishte qenë një kreshtë ranore që ngrihej mbi det. Gjithashtu gërmimet e kaluara kanë zbuluar amfora dhe gurë shtrimi në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos