Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Coolio

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 22:53 | Showbiz

Pas 7 muajsh, është zbuluar shkaku i vdekjes së reperit Coolio, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, në shtator të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i familjes tha për TMZ se Coolio vdiq nga mbidoza e fentanilit. Gjithashtu, në organizëm iu gjetën gjurmë heroine dhe metamfetamine.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, la pas 7 fëmijë.

Fentanili është krijuar për herë të parë ne vitet ’50, në Belgjikë, për të ndihmuar pacientët me kancer për të duruar dhembjen. Duke marrë parasysh se është shumë i fortë, nisi të përdorej nga personat që merrnin drogë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/29/gjendet-i-pajete-ne-banese-reperi-i-gangstas-paradise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos