
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.
Masa e tij "arrest në shtëpi" është zbutur në "detyrim për paraqitje". Gjokutaj akuzohet për "shpërdorim detyre" lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro në Tiranë.
Pas arrestimit ai u la në "arrest në burg" seancë e zhvilluar në spital, ku shkoi për shkak të probleme shëndetësore.
Më vonë, Apeli i Tiranës i ndryshoi masën në "arrest shtëpie". Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. (A2 Televizion)