
Në konferencën për shtyp, trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, u shpreh se do të jetë një ndeshje tërësisht tjetër krahasuar me një javë më parë.
“Duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë. Kemi disa probleme të vogla, asgjë serioze. Çdo gjë do të shkojë mirë. Besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne, ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla”, tha mes te tjerash tekniku kroat. (A2 Televizion)