“Zelensky kërkon një luftë mes NATO dhe Rusisë”

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 12:34 | Bota
“Zelensky kërkon një luftë mes NATO dhe Rusisë”

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se presidenti ukrainas po kërkon një përballje ushtarake mes Rusisë dhe NATO.

Reagimi i Lavrov erdhi pas deklaratës së ashpër të Zelensky pas vendimit të ministrave të NATO për të mos vendosur ndalim-fluturimin mbi Ukrainë.

“Zelensky u mërzit që NATO nuk ndërhyri, kjo do të thotë që nuk do ta zgjidhë konfliktin me diplomati. Po kërkon të provokojë konfliktin kundër Rusisë me pjesëmarrjen e NATO. Kjo është një frenezi ushtarake”, deklaroi Lavrov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos