Zemërimi në rritje, protestuesit sulmojnë ambasadën ruse në Islandë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 20:31 | Bota
Zemërimi në rritje, protestuesit sulmojnë ambasadën ruse

Konsullata ruse në Islandë ka rënë pre e një sulmi nga aktivistët që protestojnë prej disa ditësh kundër ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ambasadori Mikhail Noskov bën me dije se konsullata u sulmua nga një protestues dhe diplomatët kanë marrë fyerje dhe kërcënime për shkak të luftimeve të nisura në Ukrainë.

"Vërtet që po ndodhin akte jomiqësore. Që nga fillimi i operacionit ushtarak special të Rusisë, janë zhvilluar dy tubime, përpara seksionit konsullor të ambasadës. Në përgjithësi, ato u zhvilluan pa cenuar rendin publik. Megjithatë, pas tubimit, një qytetar dëmtoi derën dhe më pas tentoi të rrëzonte një kamera”, tha ambasadori për median ruse Rossiya 24.

Sipas Noskov, agresori u arrestua dhe u dërgua në një stacion policie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos