“Zemra e rilindur e Laçit”, Rama: 524 apartamente, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 08:42 | Politikë

Mëngjesin e sotëm në Facebook, Edi Rama e ka nisur me pamje nga “zemra e rilindur e Laçit”,  ashtu siç e ka quajtur ai zonën ku janë ndërtuar 13 pallate për personat e prekur nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Rama shkruan se në këtë zonë do të ketë edhe 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re.

 “Mirëmëngjes dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, mbyllet postimi i Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos