Zëvendësministrja e Ekonomisë: Projektbuxhet realist, rindërtimi dhe shëndetësia prioritetet

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 15:04 | Ekonomi
Zëvendësministrja e Ekonomisë: Projektbuxhet realist,

Sot pritet të mblidhet Komisioni i Parë i Ekonomisë që do të diskutojë projektbuxhetin e vitit 2021, dhe zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave Vasilika Vjero tregon për A2 treguesit kryesorë ku mbështetet.

“Është një projektbuxhet realist, që mbështetet në një kuadër shumë të kujdesshëm, që merr parasysh dëmet e tërmetit dhe të COVID-19”, thotë ajo.

Sipas Vjeros, këto dy zëra do të kenë impakt domethënës, ku 27 miliardë lekë do të alokohen për rindërtimin, 1.5 për të pastrehët ndërkohë që do t’ i jepet rëndësi shëndetësisë, dhe rritjes së rrogave pikërisht në fushën e mjekësisë dhe arsimit.

Nuk do të ngelet pas edhe ndihma për fermerët, që do të kenë akcizën e karburantit me 60% më lirë se të tjerët.

Sipas zëvendësministres, “është parashikuar që rritja ekonomike do të ketë tkurrje me 6.1% këtë vit, ndërkohë që në vitin e ardhshëm pritet të jetë 5.5, dhe në një periudhë afatmesme 5%. Papunësia do të reduktohet në 12.2% nga 13.95% që kemi sot. Jemi përpjekur të konsultojmë situatën me FMN, dhe nuk ka diferenca midis asaj që ai institucion parashikon për Shqipërinë dhe parashikimi ynë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos