Ekonomistja e Bankës Botërore: Ndihma ndaj shtresave vulnerabël nuk është e plotë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 20:41 | Ekonomi
Ekonomistja e Bankës Botërore: Ndihma ndaj shtresave vulnerabël

Hilda Shijaku, ekonomistja e lartë e Bankës Botërore, u shpreh në një intervistë me Producenten Ekzekutive për Biznesin në A2, Aurora Sulçe, se shqetësim mbeten të punësuarit në të zezë, të cilët janë prekur nga kriza e pandemisë, por nuk kanë përfituar ndihmë.

“Pandemia po vazhdon dhe nuk e kemi të qartë se cilat do të jenë efektet në tregun e punës. Mbulimi i shtresave më vulnerabël sigurisht që nuk është i plotë. Punësimi informal është i vështirë për t’u kapur dhe për t’u targetuar nga skemat ekzistuese. Ne rekomandojmë që të forcohen rrjetet e mbështetjes sociale në Shqipëri, që të përfshihen sa më shumë shtresa në nevojë. Ulja e informalitetit është një drejtim ku duhet të punojnë qeveritë. Ky është i vetmi instrument për të pasur një skemë të targetuar drejt”, theksoi Shijaku.

https://a2news.com/2020/10/22/tkurrje-ekonomike-me-84-ekonomistja-e-bb-tregon-per-a2-se-ku-bazohet-ky-parashikim/

Sipas ekonomistes, “informaliteti nuk është vetëm në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, por edhe në drejtim të mbrojtjes së shtresave vulnerabël”.

https://a2news.com/2020/10/22/ekonomistja-e-bankes-boterore-tregon-per-a2-problemet-e-ekonomise-shqiptare/

“Kjo është sfidë afatgjatë, me të cilin Ballkani përballet prej shumë kohësh. Është diçka që kërkon strategji të mirëfilltë nga institucionet. Ky është një moment për të menduar për uljen e informalitetit dhe cila do të jetë strategjia për kthimin në sektorin formal të punësimit të individëve”, shtoi Hilda Shijaku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/22/kriza-ekonomike-banka-boterore-shqiperia-ne-recesion-8-4-kete-vit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos