All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjatja e afatit të vettingut: Politika “trembet” nga pazari, partitë mohojnë negociatat

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 19:11 | Politikë
Zgjatja e afatit të vettingut: Politika “trembet” nga pazari,
All - Paragraf - 1

Politika s’ka nisur ende kontaktet ndër partiake për të zgjatur afatet e vettingut. Ndonëse Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte deklaruar më herët se kanë nisur bisedimet me opozitën dhe ndërkombëtarët për këtë çështje, situata në terren duket ndryshe.

“Është një çështje tepër teknike tek e cila duhet të rrijë larg”, tha Balla.

All - Paragraf - 3

I gjendur përpara fjalëve “pazar për vettingun”, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla mohoi.

“Asnjë llojë pazari në thonjëza, sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj një çështje të një rëndësie të veçantë”.

Zgjatja e afatit të vettingut u mbështet publikisht edhe nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, por në adresë të PD-së duket se s’ka mbërritur asnjë kërkesë.

All - Paragraf - 6

“Nuk kemi marrë asnjë propozim nga askush deri tani për vettingun, nuk është diskutuar me asnjë partner dhe në asnjë forum deri tani”, deklaroi Rushaj.

Kreu i grupit demokrat mohoi idenë e një shkëmbi votash mes vettingut dhe reformës territoriale për shtimin e disa bashkive, rrezik për të cilin paralajmëroi partinë e tij edhe Oerd Bylykbashi.

Deklaratat u bënë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku palët nuk gjetën dakordësi për ngritjen e komisionit hetimor mbi çështjen Bechetti, pas kërkesës së Avokaturës së Shtetit që paralajmëroi mbi rrezikun e cenimit të interesave të Shqipërisë.

All - Paragraf - 9

“Ndërkohë do të rrëzohet komisioni hetimor për të ashtëquajturën çështjen Becchetti”, njoftoi Balla.

“Partia Socialiste barazon interesin e Shqipërisë me interesin e Edi Ramës. Natyrisht ne nuk do ta pranojmë këtë pjesë. Për dy komisionet e tjera, atë mbi zgjedhjet e 25 prillit dhe inceneratorët, palët kanë rënë parimisht dakord, ndërkohë që fjala e fundit i kalon seancës plenare për votim”, deklaroi Rushaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos