
Komisioni i Rithemelimit tanimë ka një datë të përcaktuar që do t’ia propozojë Kuvendit të 30 prillit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Rithemelimi do t'i propozojë Kuvendit të demokratëve datën 21 ose 22 maj për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Pas një mbledhje e cila zgjati për më shumë se 4 orë, nga Komisioni i Rithemelimit ishte vetë Sali Berisha që dha këtë njoftim, teksa rikonformoi edhe një herë kandidaturën e tij.
Ish-kreu i PD-së tregoi para mediave se ky Kuvend do të rikthejë në struktura drejtuese figura të larta të PD-së të larguara vite më parë.
“Arben Imami, Jozefina Topalli, zonja Bregu po e lejoi funksioni. Do të ketë ftesa edhe për zotin Patozi dhe Rudina Hajdarin, që është rikthyer”, ishin disa nga emrat që shpalli Berisha.
Berisha nënvizoi se para zgjedhjeve për kreun e ri do të zgjidhet kryesia nga Këshilli Kombëtar, i cili do të votohet nga Kuvendi i 30 prillit. (A2 Televizion)