All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

PD zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 22:58 | Politikë
All - Paragraf - 1

Flamur Noka do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Me përfundimin e procesit të numërimit që zgjati disa orë në selinë blu, Noka rezultoi fitues me një diferencë të thellë votash përballë Arben Ristanit.

Gara për nënkryetarët ishte e ngushtë. Fitues u shpallën Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi, ndërsa Belind Këlliçi qëndroi deri në fund në garë për shkak të diferencës së ngushtë.

All - Paragraf - 3

Këshilli Kombëtar i PD votoi gjithashtu edhe sekretariatet e reja, ku Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për ceshtje Ligjore dhe Çështje Elektorale, kurse Ervin Minarolli do të jetë Sekretari i Ri Organizativ.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë, kryetari Sali Berisha u shpreh se nuk do të ketë dublim funksionesh dhe se do të ketë një shpërndarje sa më të gjerë të posteve.

Tashmë, procesi i Rithemelimit të PD që nisi nga 11 dhjetori me Kuvendin Kombëtar, kompletohet pasi PD i ka të gjitha strukturat e kompletuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/03/pd-mbyll-sot-riorganizimin-zgjedh-nenkryetaret-dhe-sekretaret/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos