Zgjedhja e shqiptarëve, votat nga qelia: 2600 të burgosur zgjedhin deputetë, 2400 pengohen

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 14:21 | Aktualitet
Zgjedhja e shqiptarëve, votat nga qelia: 2600 të burgosur zgjedhin

Tetëmbëdhjetë nga qendrat e votimit të procesit zgjedhor të së dielës do të jenë brenda institucioneve ku vuhet kufizimi i lirisë. Burime zyrtarë të KQZ dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan se janë plot 2600 persona të regjistruar si votues në paraburgimet dhe burgjet e vendit.

Referuar të dhënave, numrin më të lartë të votuesve, referuar edhe kapaciteteve të tyre, e kanë burgu 313 në kryeqytet, ai i Fierit dhe burgu i Reçit në Shkodër. Por jo të gjithë personat pa liri mund të votojnë. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, plot 2400 prej tyre pengohen të votojnë. Për shkak të veprave të rënda penale për të cilat janë dënuar, bazuar në këtë ligj, atyre iu është pezulluar përkohësisht.

Të dënuarit dhe paraburgosur votojnë për kandidatët e vendit ku ndodhet burgu, pavarësisht origjinës së tyre, apo qyteteve ku kanë familjet.

Komisionerët e Qendrave të Votimit në burgje nuk janë pjesë e stafit të institucionit. Ata vijnë nga jashtë sistemit dhe me herët janë pajisur me autorizimet përkatëse për të ushtruar detyrën e komisionerëve dhe vëzhguesve brenda telave me gjemba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos