Avioni rrëzohet mbi një zonë të banuar në British Columbia, ka viktima

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 18:08 | Bota
Avioni rrëzohet mbi një zonë të banuar në British

Rrëzimi i një avioni të vogël në ishullin Gabriola në British Columbia ka shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e disa të tjerëve raportojnë autoritetet vendase.

Dhjetëra efektivë policie mbërritën në vendngjarje pas njoftimeve për rrëzimin e një avioni në pjesën veriore të ishullit, në një qytet që ka rreth 4000 banorë.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe autoritetet besojnë se disa prej tyre janë banorë të zonës dhe jo pasagjerë të avionit. Për këtë aksident ajror me viktima ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e vërteta të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos