Zgjedhje në 6 bashki, ish-kryetari i KQZ: Meta po bën atë që i thotë ligji

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 20:24 | Politikë
Zgjedhje në 6 bashki, ish-kryetari i KQZ: Meta po bën atë që

Ilir Meta duket i vendosur për të dërguar gjashtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Pas KQZ-së, Presidenti i dërgoi një letër edhe Edi Ramës, duke kërkuar nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi bashkitë në të cilat u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Për këtë çështje u diskutua këtë të martë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku i ftuar ishte edhe Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ. Ai u shpreh se Meta ka bërë atë që i takon sipas ligjit në këtë situatë.

“Nëse i referohemi legjislacionit, unë do të thosha se Meta nuk ka bërë asnjë tjetër, veçse ka zbatuar atë që i takon të bëjë sipas ligjit. Çdo interpretim tjetër merr ngarkesa politike”, tha Kume.

https://a2news.com/2022/01/18/pergjigja-e-kqz-se-eshte-njohur-vetem-per-3-vakanca-ne-bashki-skenderaj-reagim-i-drejte-dhe-ligjor/

Por a është Meta në afatet e duhura për të shpallur zgjedhjet e pjesshme? “Nëse do të ndjekim logjikën e ligjit, menjëherë sapo krijohet vakanca, ligji parashikon që ai që është më afër saj. Kjo do të thotë, nëse kemi një vakancë të krijuar jo me vendimmarrje të Këshillit të Ministrave, ligji parashikon që Këshilli Bashkiak duhet të njoftojë për vakancën e krijuar prefektin dhe prefekti njofton Këshillin e Ministrave. Ne jemi në kushtet kur këto vakanca janë krijuar gjatë kësaj kohe që pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe institucionet që ligji i ngarkon që të viheshin në veprim, nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Duke mos vepruar këto institucione, te pika fundore që parashikon ligji dhe që është Presidenti i Republikës, nuk kemi pse të kërkojmë arsyet, nuk kemi pse të kërkojmë llogarinë pse nuk është vepruar më tej. Nuk mund të vihet në lëvizje Presidenti i Republikës për të dekretuar datën e një zgjedhje të parakohshme, nëse ai zyrtarisht nuk njoftohet për vakancat e krijuara”, u shpreh Kume. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/18/zgjedhjet-e-pjesshme-lokale-kume-kqz-do-te-prese-emrat-e-bashes-nga-pd-pala-tjeter-ka-dy-mundesi/
https://a2news.com/2022/01/18/berisha-lsi-ne-zgjedhje-te-pjesshme-cipa-tregon-skenarin-e-mundshem/
https://a2news.com/2022/01/18/grupimet-ne-pd-ne-rast-zgjedhjesh-te-pjesshme-do-synojne-te-marrin-vetem-vota-dhe-jo-mandat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos