Presidenti Ilir Meta ka nisur procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë e mbetura pa kryetar. Në një konferencë për mediat, Meta njoftoi se i ka kërkuar informacion zyrtar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se cilat janë këto bashki, ndërsa nënvizoi se nuk do të konsultohet me partitë politike për caktimin e një date zgjedhjesh. (A2 Televizion)
Zgjedhje në Bashkitë pa kryetar, presidenti Meta nis procedurat: Nuk konsultohem për datën
