Zgjedhjet brenda burgut, 2400 të burgosur s’lejohen të votojnë. Sufaj: Gati listat për 2600 të tjerë

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 19:57 | Aktualitet
Zgjedhjet brenda burgut, 2400 të burgosur s’lejohen të

Më shumë se 2000 qytetarë në vend e kanë të pamundur të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndonëse janë mbi 18 vjeç dhe të zotë për të vepruar.

Ata ndodhen në qelitë e burgjeve në vend, në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Bëhet fjalë për ligjin për dekriminalizimin, i cili privon përkohësisht nga e drejta e votës të dënuarit për vepra të rënda penale. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i burgjeve konfirmon marrjen e masave për garantimin e procesit të votimit për të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

Pavarësisht vendbanimit të familjeve të tyre, të dënuarit votojnë për kandidatët e qarkut ku vuajnë dënimin.

Puna e stafit të burgjeve përfundon me përgatitjen e listave të zgjedhësve dhe krijimin e kushteve për ngritjen e një qendre votimi. Komisionerët janë persona që vijnë nga jashtë sistemit të burgjeve, që ditën e zgjedhjeve marrin autorizimin përkatës për të ushtruar funksionin brenda hekurave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos