“Ta dini ju sa e rrah unë këtë”, Rama për kandidatin e Kavajës: Dua të mos i rrëshqasë asnjë “mi nën mustaqe”

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 12:09 | Politikë
“Ta dini ju sa e rrah unë këtë”, Rama për

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ulë në publik figurën e kandidatit për kryetarë bashkie në Kavajë, Redjan Krali.

Ai u shpreh se rreh atë sa herë merr ankesa nga qytetarët. Deklarata e tij u pasua nga reagime nga qytetarët. Rama tha se e rreh përmes telefonit sepse do që ai të rrijë më shumë në këmbë dhe të bëjë më shumë punë.

“Ta dini ju sa herë e rrah këtë unë. E para ai që të rreh të do, e dyta nuk e rrah aq shumë sa thashë. E rrah me fjalë në telefon se dua që të rrijë edhe më shumë në këmbë, dua të bëjë më shumë punë, dua të mos i rrëshqasë asnjë mi nën mustaqe. Kur marr ankesa nga njerëzit, nuk mërzitem me njerëzit, mërzitem me këta. Kur i përgjigjen unë njerëzve, këta duhet t’i rrinë gatitu. Si t’ia bëjmë ne se më të mirë se ky nuk kemi këtu”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/15/per-te-ngarkuar-drute-zgjidhni-gomeret-jo-qente-rama-ne-kavaje-shikoni-si-e-ka-bere-shkodren-vota-per-ata/

A2 CNN Livestream

Latest Videos