Nën siglën, “Partia demokratike - Aleanca për ndryshim”, një javë më parë, kreu i PD Lulzim Basha firmosi me 12 aleatët e tij, marrëveshjen e koalicionit për në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e këtij koalicioni, është edhe Partia Agrare Ambjentaliste, e drejtuar nga Agron Duka. Duka njoftoi se ai do të kandidojë në qarkun e Durrësit, i dyti në listë ndërsa PAA do të ketë përfaqësues në të gjithë Shqipërinë, duke theksuar se tentativat më serioze do të jenë në Tiranë dhe Fier. Ai pohoi gjithashtu se është ndjerë i lëkundur të kandidojë në një koalicion me 12 parti, por sipas përllogaritjeve kjo iu rezultonte si zgjidhja më e mirë. (A2 Televizion)
Zgjedhjet e 25 prillit, Duka: Jam ndjerë shumë i lëkundur të kandidoj në një koalicion me 12 parti
