Zgjedhjet e 25 prillit, skadon sot afati për regjistrimin e koalicioneve

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 07:34 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, skadon sot afati për regjistrimin e koalicioneve

Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore e në këtë kuadër, me Partinë Demokratike pritet të firmosin sot Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Brenda dhjetë ditësh ndërkohë duhet të prezantohet edhe lista e emrave që përfaqësojnë PD, në zgjedhjet e 25 prillit.

Para se të regjistrohen në KQZ, të dy aleatët i kanë kërkuar kryedemokratit që në lista të jetë prezente edhe logoja e partisë së tyre, pavarësisht se listohen në listën e PD.  

“Është interes i PD-së, por edhe partive të koalicionit për të pasur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos