
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit duke ndarë anëtarët për secilën parti.
Partia Socialiste si forca kryesore në mazhorancë ka të drejtën e propozimit të 3 anëtarëve ndërsa dy forcat e opozitës PD dhe LSI do të mund të propozojnë respektivisht 2 dhe 1 anëtar.
Anëtari i shtatë u përcaktua me short mes PS dhe PD ku goglat vendosën që socialistët të marrin drejtimin e më shumë KZAZ-ve. (A2 Televizion)