
Kandidatët e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Durrës, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, tanimë kanë hyrë në fazën finale të fushatës së tyre të shkurtër elektorale, para ditës së votimit.
Tashmë secili nga kandidatët, ka shpalosur programin dhe prioritetet e tyre për kryeqendrën e turizmit veror në vendin tonë dhe natyrisht kanë marrë edhe përshtypjet e para për kandidimin e tyre.
Por kush janë pikat e forta të secilit prej kandidatëve dhe që do të bëjnë diferencën në përcaktimin e votës pro tyre?
Cilat do jenë gjërat e para që kandidatët do të bëjnë nëse pas 6 marsit do të zgjidheshin në krye të bashkisë së Durrësit?
Tanimë i takon qytetarëve durrsakë që më 6 mars të bëjnë zgjedhjen e tyre për drejtuesin e bashkisë. (A2 Televizion)