Kriza Rusi-Ukrainë, Basha: Qeveria të ulë TVSH-në për çmimet e shportës dhe të heqë taksën e karburantit

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 09:40 | Politikë
Kriza Rusi-Ukrainë, Basha: Qeveria të ulë TVSH-në për

Kriza Rusi-Ukrainë mund të sjellë një efekt zinxhir në ekonomitë botërore dhe nga kjo preket edhe vendi ynë me rritjen e çmimeve. Dhe në këtë situatë, kreu demokrat, Lulzim Basha, i propozon qeverisë që të marrë masa për të kompensuar dhe lehtësuar financiarisht shqiptarët. Sipas tij, qeveria duhet të ulë TVSH-në për çmimet e shportës dhe heqjen e taksës së karburantit.

“Qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

2. Heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër”, propozon Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos