Zgjedhjet në degën e Bulqizës, tensione mes demokratëve

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 14:19 | Politikë
Zgjedhjet në degën e Bulqizës, tensione mes demokratëve

Zgjedhjet për kryetar në degën e Partisë Demokratike në Bulqizë janë shoqëruar me tensione mes mbështetësve të dy kandidatëve në garë, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.

Mësohet se anëtarët e PD-së kanë hapur me forcë derën e qendrës së votimit, teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në ambientet ku mbahej votimi.

E kontaktuar nga A2 CNN, kryetarja e grupit të punës, Albana Vokshi, mohoi të ketë pasur konflikt, por sqaroi se situata është krijuar për shkak të fluksit të anëtarëve që kanë shkuar për të votuar. Ajo nënvizoi se procesi i votimit vijon normalisht.

Një ditë më parë, një incident tjetër u shënua edhe në degën Malësisë së Madhe, ku një prej kandidatëve theu kutinë e votimit pasi pretendonte se kanë votuar edhe persona që nuk janë demokratë dhe lista është e fryrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos