Zgjedhjet në Greqi, deri në orën 14:00 pjesëmarrja 31.52%

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 16:05 | Ballkani
Zgjedhjet në Greqi, deri në orën 14:00 pjesëmarrja 31.52%

Procesi zgjedhor në Greqi ka ecur pa probleme që prej orës shtatë të mëngjesit. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Michalis Stavrianoudakis bëri me dije se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 14:00 ishte 31.52%.

Ndërkohë, liderët politikë kanë ushtruar të gjithë të drejtën e votës deri në orën 12:00.

"Pjesëmarrja është konfirmimi më i mirë për demokracinë", tha presidentja Katerina Sakellaropoulou, ndërsa nga ana e tij kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se "do të vijë një ditë edhe më e mirë" . 

Presidenti i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras nga Kypseli, ku votoi, theksoi se “ndryshimi është sot në duart e popullit tonë” .

Sondazhet nxjerrin sërish fituese partinë e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, i ndjekur nga SYRIZA e ish kryeministrit Aleksis Tsipras. Ndërkohë që rritje pritet të ketë PASOK dhe Partia Komuniste e Greqisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/greqia-voton-mitsotakis-apo-tsipras-si-do-te-jete-e-ardhmja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos