
Zgjedhjet në Kosovë mbahen të dielën dhe gjatë kësaj fushate elektorale, të pazakontë dhe të shkurtër, partitë politike pjesëmarrëse në to i kanë bërë thirrje shtetasve që banojnë jashtë të kontribuojnë me votën e tyre.
Pavarësisht se jemi në pandemi, aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës raporton për një fluks të shtuar linjash ajrore që pritet të fillojnë sot dhe përfundojnë të dielën e zgjedhjeve.
Pavarësisht se Kosova iu jep mundësinë e votës me postë shtetasve të saj mesa duket shumë persona kanë preferuar të jenë të pranishëm dhe këtë e konfirmojnë 45 avionë të linjave të ndryshme me prejardhje nga shtete të ndryshme do të ulen në pistën aeroportuale të Prishtinës. (A2 Televizion)