
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 290 raste të reja me koronavirus nga 2388 testime të kryera. Pjesa më e madhe e rasteve janë konfirmuar në Prishtinë me 120 raste, ndjekur nga Prizreni me 25 raste dhe Gjakova me 19 raste.
Instituti i Shëndetit Publik njofton gjithashtu se janë shënuar 3 viktima për një total prej 1526 fatalitetesh.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 54 231 raste.
Që nga nisja e pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 62 548, prej të cilave 6791 infeksione janë ende aktive. (A2 Televizion)