Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani: Presim sa më shpejt rezultatet

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 08:12 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani: Presim sa më shpejt rezultatet

"Respektoni të gjitha procedurat ligjore në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve". Ishte ky apeli i bërë nga presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve të shumta që ka pasur ditët e fundit me përfaqësues të diplomacisë së huaj të akredituar në Kosovë.

"Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë", shkroi ajo në një status në rrjetet sociale.

Duke listuar prioritetet e vendit gjatë viteve që e presin, Osmani është besëplotë se certifikimi i rezultatit do vijë sa më shpejt në mënyrë që të fillojë puna për krijimin e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos